Pas takimit në Moskë, Erdogan dhe Putin vendosin për armëpushimin në Idlib

Siç theksohet në tekstin e marrëveshjes, Rusia dhe Turqia janë në favor të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Pas 6 orësh takim në Moskë, Presidentët Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan kanë firmosur marrëveshjen  për armëpushimin në Idlib duke filluar nga mesnata e sotme.

Gjithashtu, marrëveshja e dy liderëve përfshin krijimin e një korridori të sigurt që do të shtrihet 6 km (3.7 milje) në veri dhe 6 km në jug të autostradës M4.

Ata thanë që ministrat e tyre të mbrojtjes do të bien dakord për parametrat e korridorit brenda një jave.

Siç theksohet në tekstin e marrëveshjes, Rusia dhe Turqia janë në favor të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Sidoqoftë, patrullimet e përbashkëta ruso-turke në  autostradën M4 planifikohen të fillojnë më 15 mars.

Presidenti rus theksoi se kontakti personal i liderëve të Rusisë dhe Turqisë lejon qasje të përbashkëta në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Moska dhe Ankaraja deklarojnë vendosmërinë e tyre për të eleminuar të gjitha grupet terroriste, pasi kërcënimet ndaj civilëve dhe infrastrukturës nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst.

Sipas të organizatës vullnetare White Helmeta, 612 civilë sirianë janë vrarë nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre që nga fillimi i këtij viti.

Asad nuk e përjashton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Damask-Ankara

Damasku është gati të rivendosë marrëdhëniet me Ankaranë nëse Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndalon mbështetjen e terroristëve, tha Presidenti Sirian Bashar al-Asad në një intervistë për stacionin televiziv rus 24.

“Qëllimi ynë i përbashkët me Rusinë është ta heqim Turqinë nga mbështetja terroriste dhe ta rivendosim atë në pozicionin e saj natyror. Ne nuk mund të arrijmë një qëllim të tillë, ndërsa Erdogani mbështet terroristët. Është e nevojshme të heqësh qafe mbështetjen e terroristëve dhe më pas situata do të kthehet në gjendjen e mëparshme”.

Sipas Asadit, nuk ka asnjë armiqësi midis popujve të dy vendeve dhe tensionet lidhen me interesat politike.

Siria dhe Turqia ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 2012. /OraNews