Pas përfundimit të mandatit, Angela Merkel do të rikthehet si pedagoge në Universitet

Të gjitha universitetet që më kanë dhënë doktoratë nderi do të marrin lajmet e mia kur nuk do të jem më kancelare”, – kështu u shpreh Angela Merkel në një fjalim në Shkollën e Menaxhimit të HHL, në Leipzig.

Nëpërmjet këtij citimi kancelarja gjermane Merkel ka lënë të kuptohet se mund të kthehet në jetën akademike, pasi të ketë përfunduar mandatin e saj të katërt.

Mandati i saj përfundon në vitin 2021.

“Do të kthehem dhe nuk do të qëndroj për një kohë, si sot. Do të qëndroj më gjatë”, – ka vazhduar Merkel, duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Merkel dha dorëheqjen vitin e kaluar nga udhëheqja e Unionit Kristian Demokratik (CDU) pas humbjeve në zgjedhjet lokale, duke thënë se mandati i saj i tanishëm do të ishte i fundit i saj.