“Pas Ataturkut, Erdoğan lideri i parë që i mundësoi komunitetit grek të ndihet i barabartë”

"(Në Turqi) Tashmë ndihemi si qytetarë të barabartë. Por ka diçka që harrohet. Ne e dimë këtë. Kjo gjendje buron që kur Recep Tayyip Erdoğan u bë kryeministër"

Pas Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, Recep Tayyip Erdoğan është lideri i parë që u ka mundësuar pjesëtarëve të komunitetit grek (Rum) të Turqisë të ndihen si shtetas të barabartë të këtij vendi, thanë në një reportazh për Anadolu Agency (AA) gazetarët Stelyo Berberakis, Yorgo Kirbaki dhe Manolis Kostidis, të lindur në Stamboll si pjesë e komunitetit grek, që vite më parë ishin detyruar ta braktisnin atë dhe të vazhdonin jetën në Greqi.

Rreth 50 mijë grekë të Stambollit aktualisht jetojnë në Greqi. Fytyra më të njohura mes tyre janë gazetarët Stelyo Berberakis, Yorgo Kırbaki dhe Manolis Kostidis, me të cilët ekipi i AA-së u takua në Athinë.

Edhe pse tashmë prej dhjetëra vitesh jetojnë në kryeqytetin grek, ata ende e kanë të freskët kujtimin për Stambollin dhe madje ndjekin ligën turke të futbollit.

“Greqia, vend me të cilin flasim të njëjtën gjuhë dhe ndajmë të njëjtën fe, është vend i huaj për ne”, shprehet Berberakis në reportazhin me AA.

“(Në Turqi) Tashmë ndihemi si qytetarë të barabartë. Por ka diçka që harrohet. Ne e dimë këtë. Kjo gjendje buron që kur Recep Tayyip Erdoğan u bë kryeministër. Filluam të ndihemi të barabartë. Sepse Recep Tayyip Erdoğan është kryeministri i parë në periudhën 90-vjeçare të republikës, domethënë pas Ataturkut, që i cilësoi grekët si shtetas”, thekson ai, duke shtuar se asnjë kryeministër nuk e ka bërë atë që ka bërë Erdoğan për sa i përket barazisë së qytetarëve.

Ai rrëfen se gjatë një fjalimi të presidentit Erdoğan në një vizitë të tij në Athinë teksa ishte kryeministër, kishte dëgjuar disa krerë të shoqatave të grekëve të Stambollit duke pëshpëritur: “Po të kishim një kryeministër të këtillë në atë kohë, ne nuk do të vendoseshim këtu”.

Ndërkaq, Kirbaki përmend ngjarjet e 6 dhe 7 shtatorit të vitit 1955 dhe thotë se asnjë kryeministër më herët nuk i kishte përmendur ato.

“Erdoğan i përmendi ato. Ai tha se është bërë gabim dhe se grekët janë larguar. E tha disa herë këtë. Kjo kishte një efekt pozitiv”, thotë Kirbaki.

“Ne kemi partrikanën në Stamboll, e cila së fundmi ka fituar të drejta si asnjëherë më parë pas Perandorisë Osmane”, shton ai.

Kostidis, nga ana tjetër, thotë se aktualisht në Turqi nuk kanë asnjë problem të shfaqen me emrat e tyre, sikurse para disa dekadave.

“Çdo gjë bëjmë në mënyrë të lirë, duke folur lirshëm, duke treguar se kush jemi dhe duke e ditur se mund të marrim pjesë lirshëm në ceremoni fetare. Ky është dallimi më i madh”, thekson ai.

Ai shprehet se tani, si shtetas i Turqisë, grekët e Greqisë e keqkuptojnë, por ai u përgigjet se Turqia është duke i mbrojtur në masë të madhe.

“Në Gökçeada nuk kishte shkollë. Tani ka njerëz që kthehen atje. Këtë e ka bërë Erdoğan. Shkolla ishte mbyllur, por u hap në vitin 2013. U hap me katër nxnënës, ndërsa tani ka 47. Grekët e Turqisë nuk i kërkuan të drejtat përmes Greqisë, por përmes Turqinë”, shton ai.