Kina më në fund duket se po shikon sukseset në kuadër të betejës me koronavirusin. Mesa duket, ky virus i cili ka alarmuar botën po fillon të zhduket nga epiqendra ku lindi, në Wuhan të provincës Hubei në Kinë.
Në rrjetet sociale po shpërndahet një video në të cilën shihen mjekë dhe infermierë kinezë që festojnë në Wuhan të Kinës ku edhe filloi përhapja e epidemisë COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga një zëdhënës i Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19) ka rënë nën 20 për herë të parë në Wuhan.
Ndërkohë që asnjë rast i ri nuk është raportuar në qytete të tjera të krahinës në pesë ditët e kaluara./abcnews.al