Partizani përforcon mbrojtjen, një tjetër emër i njohur i shtohet skuadrës

Vetëm pak orë para sfidës së javës së tretë përballë Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani ka prezantuar një tjetër futbollist i afruar rishtazi në merkato.

Vetëm pak orë para sfidës së javës së tretë përballë Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani ka prezantuar një tjetër futbollist i afruar rishtazi në merkato.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar nga Gostivari, Amir Bilali, i cili ka nënshkruar me klubin e kuq një kontratë një vjeçare, me opsionin e rinovimit për një tjetër sezon, nëse gjërat mes palëve do të funksionojnë.

Amir Bilali është rritur te të rinjtë e Cremoneses dhe Lazios në Itali, ndërsa në karrierën e tij ka veshur fanellat e Celjes, Bylisit të Ballshit, Rabotnickit, Teutës dhe së fundi Shkupit në Maqedoninë Veriore,shkruan Top Channel.