Partizani para derbit, futbollistët protestojnë për pagat

Të gjesh një klub që i ke shlyer plotësisht detyrimet financiare këtë sezon momentalisht është një mision i pamundur. Këtyre halleve nuk u ka shpëtuar as Partizani pretendent për titullin kampion

Barazimi me Skënderbeun në Korçë nuk ka mjaftuar. Te Partizani tashmë ka një çështje tjetër, që në fakt nuk është e re. Problemet financiare janë të pranishme pothuajse në çdo klub të Superiores.

Të gjesh një klub që i ke shlyer plotësisht detyrimet financiare këtë sezon momentalisht është një mision i pamundur. Këtyre halleve nuk u ka shpëtuar as Partizani pretendent për titullin kampion.

Nga kampi i kuq, një ditë para ndeshjes derbi me Tiranën, lajmet që vijnë nuk janë të mira. E përditshmja “Panorama Sport” në faqe të parë, një prej artikujve kryesore ka atë që ka ndodhur ditën e fundit.

“Tension te Partizani, protestë për rrogat një ditë para ndeshjes me Tiranën”, është titulli i gazetës sportive, që tregon se lojtarët nuk kanë duruar dhe kërkojnë të shlyhen, sipas kontratave.