Partia Liberale e Justin Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada

Liberalët e Trudeau do të duhet të kërkojnë mbështetjen e së paku një pale tjetër në mënyrë që të miratojnë ndonjë legjislacion

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe partia e tij Liberale pritet të fitojnë zgjedhjet e mbajtura të hënën, njoftoi Korporata Kanadeze e Transmetimit (CBC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Liberalët e Trudeau do të duhet të kërkojnë mbështetjen e së paku një pale tjetër në mënyrë që të miratojnë ndonjë legjislacion, që do të thotë se ata do të formojnë qeveri të pakicës.

NBC News raportoi se rezultatet zyrtare do të shpallen pasi të numërohen të gjitha votat.

Të hënën u mbajtën zgjedhjet e 43-ta federale të Kanadasë.

Rreth 4,7 milion njerëz votuan në sondazhet paraprake të mbajtura në Kanada gjatë katër ditëve të fundit, sipas agjencisë federale Elections Canada (Zgjedhjet e Kanadasë).

Oponenti tjetër kryesor është Partia Konservatore Progresive e udhëhequr nga Andrew Scheer.

Kanadezët votuan për anëtarët e veçantë të parlamentit që kandidonin në rrethe elektorale, pra 338 vende në Dhomën e Komuneve.

Trudeau, 47 vjeç, javën e kaluar mori mbështetje kryesore nga ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama. Por muajin e kaluar, fotografitë që u shfaqën në internet, kur ishte më i ri paraqitën atë të ngjyrosur me të zezë dhe ngjyrë kafe. Ai kërkoi falje për këtë dhe i quajti “të papranueshme”.