Partia e Putinit pëson disfatë në këshillin e qytetit të Moskës

Zemërimi i publikut ndaj rënies së të ardhurave dhe rritjes së moshës së pensionit ndihmoi gjithashtu në shtimin e tyre.

Në Rusi, partia në fuqi Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin, humbi një të tretën e vendeve në këshillin e qytetit të Moskës, sipas rezultateve të cituara nga agjencitë ruse të lajmeve.

Megjithatë, kjo parti ruajti shumicën e saj në këshillin bashkiak dhe duket se kandidatët e saj për guvernatorë rajonalë në Shën Petersburg dhe në 15 pjesë të tjera të vendit.

Rezultati i zgjedhjeve lokale po vëzhgohet nga afër në Moskë pas përjashtimit të shumë kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet, gjë që u bë shkak për protesta, më të mëdhatë në gati një dekadë.

Zemërimi i publikut ndaj rënies së të ardhurave dhe rritjes së moshës së pensionit ndihmoi gjithashtu në shtimin e tyre.

Politikani i njohur i opozitës Alexei Navalny dhe aleatët e tij i panë votimet e Moskës si një mundësi për të fituar avantazh ndaj partisë Rusia e Bashkuar përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Aleatët e afërt të Navalnit ishin ndër ata që u përjashtuan nga zgjedhjet e Moskës. /Voa/