Parlamenti miraton Aktin Normativ: Falen gjobat, anulohen vendimet për patentat e bllokuara dhe shtyn qiratë

Kuvendi ka mbajtur sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore.

Kuvendi ka mbajtur sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore.

Për koronavirusin janë miratuar ndryshiemt në buxhetin për vitin 2020.

Kuvendi ka miratuar falja e gjobave dhe lekët apo pantetat dhe automjetet do të rikthehen brenda 15 majit.

Gjithashtu, është miratuar inspektimi sanitar si dhe marrëveshja e përbashkët SHqipëri- KE për kundërmasat mjekësore.

-88 pro, 9 kundër dhe 5 abstenim-Akti normativ nr. 14, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”

-90 pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, “Për buxhetin e vitit 2020, të ndryshuar”

-95 pro, 6 kundër, 3 abstenim- Akt normativ nr. 16, Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19″

-92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”

-92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”

-89 pro, 10 kundër, 2 abstenim-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.

-88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për shërbimet e pagesave”.

-88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”

-88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për pyjet”.

-89 pro, 13 kundër, 4 abstenim- Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

-95 pro, 7 kundër, 1 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.

-98 pro, 5 kundër, 0 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”