Parlamenti i Turqisë dënon votimin e SHBA-së për pretendimet armene

Parlamenti turk dënoi "miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të disa tezave të aktualizuara nga disa qarqe bazuar në pretendime për të ashtuquajturin genocid armen"

Parlamenti i Turqisë dënoi rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për njohjen e të ashtuquajturit “genocid armen”, si dhe projekt-ligjin që mbështet sanksionet ndaj Ankarasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ligjvënësit amerikanë dje miratuan rezolutën për të njohur të ashtuquajturin “gjenocid armen”, si dhe një projekt-ligj që kërkon imponimin e sanksioneve ndaj Turqisë për operacionin e saj “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, i cili u nis më 9 tetor për të pastruar rajonin nga elementet terroriste, si dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të sirisë.

“Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë me keqardhje dënon dhe hedh poshtë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të disa tezave të aktualizuara nga disa qarqe bazuar në pretendime për të ashtuquajturin genocid armen dhe kthimin e tij në një vendim përkundër kundërshtimit të disa anëtarëve që kanë mençuri dhe ndërgjegje”, thuhet në një rezolutë të miratuar nga parlamenti turk.

Rezoluta u nënshkrua nga nënkryetarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Republikane Popullore (CHP), Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partisë IYI.

Në të po ashtu theksohet se ky hap paraqet iniciativë për të errësuar realitetet historike.

Duke kundërshtuar po ashtu projektligjin që kërkon sanskione ndaj Turqisë, në vendimin e parlamentit turk thuhet: “Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve i marrë me kërcënimin për imponimin e sanksioneve ndaj Turqisë nga ana jonë nënkuptohet vetëm si një përpjekje për shantazh. Turqia asnjëherë nuk është përulur para shantazheve. Njoftojmë politikën përkatëse se këtë vendim së bashku e dënojmë fuqimisht”.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi në të cilën të dy palët pësuan viktima.

Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar çështjen.