Parlamenti holandez voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Parlamenti holandez ka votuar me shumicë votash një rezolutë ku i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Parlamenti holandez ka votuar me shumicë votash një rezolutë ku i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Vendimi është mbështetur nga pothuasje të gjitha partitë parlamentare. Sipas deputetëve holandezë, Shqipëria nuk ka përmbushur 5 kriteret e kërkuara nga Brukseli, duke e vënë theksin tek mosvënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të lartë, raporton “ABC News”.

Edhe më herët Holanda ishte shprehur skeptike për propozimin e bërë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Vendimin për këtë çështje pritet ta bëjë publik qeveria holandeze në samitin e 28 Qershorit.