Parku i Luanëve në Stamboll, shtëpia e 7 llojeve të maceve të egra

Kafshët janë sjellë nga kopshte të tjera zoologjike, kurse për shëndetin e tyre kujdeset ekipi i ekspertëve

 Kohët e fundit në Stamboll është hapur Parku i Luanëve (Aslan Parki), i pari i këtij lloji në Turqi. Në park, përveç luanëve mund të shihen edhe mace të egra.

Në parkun Viaport Marin, në Tuzla, jetojnë 17 mace të egra. Parku është ndërtuar sipas standardeve të Asociacionit Evropian të Kopshteve Zoologjike (EAZA), kurse kafshët janë sjellë nga Çekia, Belgjika, Polonia, Malta dhe nga vende të tjera.

Në park aktualisht ndodhen tre luanë të rritur dhe dy të vegjël, dy tigra siberian, dy tigra të Bengalit, dy rrëqebull, dy puma, dy leopardë dhe të tjera. Së shpejti në këtë familje të shumëllojshme do të bashkohen dy leopard të zi, katër luanë të bardhë, dy serval dhe dy këlyshë tigri.

Parku i Luanëve në Stamboll, shtëpia e 7 llojeve të maceve të egra
Kohët e fundit në Stamboll është hapur Parku i Luanëve (Aslan Parki), i pari i këtij lloji në Turqi. Në park, përveç luanëve mund të shihen edhe mace të egra. Në parkun Viaport Marin, në Tuzla, jetojnë 17 mace të egra. Parku është ndërtuar sipas standardeve të Asociacionit Evropian të Kopshteve Zoologjike (EAZA), kurse kafshët janë sjellë nga Çekia, Belgjika, Polonia, Malta dhe nga vende të tjera. ( Serhat Çağdaş –

Kafshët janë sjellë nga kopshte të tjera zoologjike, kurse për shëndetin e tyre kujdeset ekipi i ekspertëve.

Vëmendjen më të madhe në park tërheqin këlyshët dymuajsh të luanit.

Po ashtu, pritet që dy lepoarde femra së shpejti të lindin këlyshët e tyre, që do të jetë rasti i parë i regjistruar i tillë në Turqi.

Esra Kemal, teknike e veterinarisë, tha se kafshët si zakonisht ushqehen në orët e mbrëmjes, pasi të shkojnë vizitorët. Në menu zakonisht ka mish të kuq, mish pule dhe peshk.

Kemal më tej tha se në ditë shpenzojnë rreth 135 kilogramë mish, apo mesatarisht 8 kilogramë për çdo kafshë, për jetën e së cilëve kujdesen dy veterinerë dhe 5 teknikë.

Kursat Bilgi, anëtar i ekipit të asistencës në park, deklaroi se vizitorë pëlqejnë të japin me pi këlyshëve me shishe.

Ai shtoi se çdo ditë publikohen kontrollet shëndetësore të kafshëve, si dhe rregullisht pastrohen foletë e tyre.