Paris, sot shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, sot në Paris do të udhëtojnë më shumë se 70 kryetarë të shteteve dhe qeverive nga mbarë bota

Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nesër në Paris do të udhëtojnë më shumë se 70 kryetarë të shteteve dhe qeverive nga mbarë bota, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndër udhëheqësit e shumë pritet dhe prania e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, atij rus, Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta si dhe presidentë dhe kryetarë të qeverive nga rajoni.

Marrëveshja e paqes u nënshkrua më 11 nëntor të vitit 1918 dhe me këtë rast nesër në Paris do të shënohet zyrtarisht ky përvjetor.

Kanë kaluar 100 vjet nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, e cila ndryshoi hartën politike të botës, shembi perandori dhe në të cilën u vranë dhe u plagosën miliona njerëz.

Në vitin 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë. Kjo shënoi filllimin e Luftës së Parë Botërore. Si pretekst i fillimit të luftës ishte vrasja e princit të kurorës së Austro-Hungarisë, Dukës Franz Ferdinand, atentat ky i kryer në Sarajevë.

Lufta e Parë Botërore ishte një konflikt i armatosur global midis dy aleancave (Antantës dhe Fuqive Qendrore), e cila u zhvilluar në disa kontinente, në mes viteve 1914 dhe 1918. Pasojat e luftës ishin, ndër të tjera, më shumë se 40 milionë viktima, përfshirë rreth 20 milionë ushtarë të vrarë dhe civilë dhe shkatërrime në masë të konsiderueshëm të shteteve e konsideruar si lufta e parë me përmasa botërore dhe globale.

Prandaj, fillimisht u quajt Lufta e Madhe ose Lufta që do t’i japë fund të gjitha luftërave. Lufta e Parë Botërore konsiderohet si një nga konfliktet më vdekjeprurëse në historinë moderne njerëzore.

Lufta, e cila përfundoi me nënshkrimin e kapitullimit të Gjermanisë, zgjati 4 vjet, dhe përveç viktimave të luftës, ishin shfaqur edhe sëmundje të ndryshme dhe epidemi.

Rusia dhe Gjermania janë dy vende që numërojnë më së shumti viktima në Luftën e Parë Botërore. Në Luftën e Parë Botërore u vranë 1,8 milionë ushtarë rusë dhe 1,7 milionë ushtarë gjermanë. Në vendin e tretë është Franca me 1,3 milionë ushtarë të vrarë.