Paris, shpërthim i fuqishëm në një pallat

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe në Paris.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe në Paris.

Zjarri ka përfshirë 5 kate të pallatit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Sipas medieve, zjarri shpërtheu rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks, ndërsa zjarrfikëset vijojnë luftën me bllokun e apartamenteve që u përfshinë nga flakët.

Pamjet e zjarrit në një pjesë të ndërtesës shumëkatëshe kanë bërë xhiron e medieve dhe rrjeteve sociale.

Dëshmitarët janë shprehur për mediat se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe më pas flakët përfshinë bllokun e apartamenteve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=gaGy6lfkPHg