Parashikimi i motit për fundjavën/ Reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Sipas njoftimit temperaturat në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit do të ndiqen nga një rritje e lehtë në mesditë ku valëzimi në dete pritet të jetë deri në 4-5 ballë me lartësi vale prej 2.5-3.5 metër.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën sipas së cilit vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal me reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në të gjithë vendin, por e rënduar do të jetë situata në veri e veriperëndim aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut.

Sipas njoftimit gjatë kësaj periudhe reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër si dhe erë të vrullshme jugore, do të jetë prezentë gjatë gjithë periudhës së kalimit të këtij sistemi frontal, transmeton Scan.

“Prej mesditës reshjet e shiut do të mbeten të herëpashershme duke humbur intensitet dhe temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjesin dhe rënie të ndjeshme në mesditë,” bën me dije SHMU. “Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4-6 ballë me lartësi vale 2.5 deri në 0.4 metër”.

Ndërkaq ditën e diel sipas SHMU moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë bregdetit. Reshje shiu të dobëta gjatë ditës të përqendruara në vijën bregdetare të shoqëruara më shtrëngata të shkurtra.

Sipas njoftimit temperaturat në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit do të ndiqen nga një rritje e lehtë në mesditë ku valëzimi në dete pritet të jetë deri në 4-5 ballë me lartësi vale prej 2.5-3.5 metër.