Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 Qershor 2020

Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat perëndimore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga rebeshe shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 28ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.