Ekonomia në mbarë botën do të paguajë një çmim të lartë për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
OECD paraqet një panoramë të zymtë dhe ul parashikimet e saj për rritjen botërore ekonomike nga 4.5% në 3% këtë vit dhe një normë inflacioni që do të arrijë në 8.5% midis vendeve anëtare të organizatës, norma më e lartë që nga viti 1988.
Kostoja e luftës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në varësi të zonës gjeografike:
Sipas të dhënave të OECD parashikimi i rritjes për Eurozonën do të bjerë nga 4.3% e parashikuar në dhjetor në shifrën 2.6%.
Rritja e Gjermanisë do të jetë më pak se sa pritej deri në 1.9% (një rënie prej 2.2%) dhe rritja e ekonomike e Francës do të pësojë rënie prej 1.8%. Kudo në Evropë, shifrat e rritjes pritet të jenë më të ulëta në vitin 2023.
OECD është e shqetësuar për inflacionin e lidhur me luftën në vendet me të ardhura të ulëta
“Lufta me të vërtetë po dërgon valë tronditëse deri në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Dhe ajo që mund të shihni këtu është se sa të varura nga Rusia dhe Ukraina janë shumë vende në Lindjen e Mesme të Afrikës, nga Libani në Egjipt, Tunizi apo Jemen”, tha Laurence Boone, OECD.
Një ndërprerje e papritur e eksporteve të gazit rus në Evropë ose ndërprerje të vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit janë gjithashtu një shqetësim i madh. Inflacioni i rritur , paralajmëron raporti, mund të çojë në rritje të mprehta të normave të interesit, duke kërcënuar një rimëkëmbje ekonomike që tashmë po lëkundet.