”Paralajmërim profetik”, Berisha zbulon me video çfarë tha George W. Bush 15 vite më parë

”Paralajmërim profetik”, Berisha zbulon me video çfarë tha George W. Bush 15 vite më parë: Nëse presim pandeminë të shfaqet mund të jetë shumë vonë

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku ish- Presidenti i SHBA George W Bush paralajmëronte 15 vite më parë për pandemi apo àrmë biologjike.

Në fjalën që ka publikuar Berisha që e konsideron paralajmërim profetik Bush deklaronte se grupet térroriste përdorin àrmë kìmìke ose biologjike për të sùlmùar.

Gerige Bush parlajmëroi se SHBA duhej të përgatitej për një pàndemi pasi nëse do të ndodhte do të ishte shumë vonë. Duke marrë masa pàraprake sipas tij do u jepej qytetarëve qetësi mendore.

Ndërkohë SHBA sot, 15 vite pas asaj deklarate është vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19 me 20 mijë vìktìma dhe 500 mijë të inféktuar.

VIDEO E POSTUAR NGA SALI BERISHA 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/655511045022527/