Parakalim i gabuar në Fushë Krujë-Milot, dy ‘Benz’-at me targa të Kosovës përplasen me njëri-tjetrin, tre të plagosur drejt Traumës

Një aksident mes dy automjeteve me targa të Kosovës ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.

BalkanWeb mëson se mjetet ishin dy ‘Benza’ dhe një prej tyre me shpejtësi të madhe bëri një parakalim të gabuar.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

(BalkanWeb)