Paraguaj, në një aksident ajror humbin jetën ministri dhe zëvendësi i tij

Avioni me dy motorë i llojit "Beechcraft Baron 58" i një kompanie private është rrëzuar në një zonë moçalore, 380 kilometra në lindje të kryeqytetit Asuncion, shkurt kohë pas aterimit nga qyteti Ayolas

Katër persona në mesin e të cilëve edhe ministri i Bujqësisë i Paraguajit, Luis Gneiting, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të një kompanie private, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Aviacionit Civil, Ruben Aguilar, bëri të ditur se avioni me dy motorë i llojit “Beechcraft Baron 58” i një kompanie private është rrëzuar në një zonë moçalore, 380 kilometra në lindje të kryeqytetit Asuncion, shkurt kohë pas aterimit nga qyteti Ayolas.

Bëhet e ditur se në aksident kanë humbur jetën ministri i Bujqësisë Gneiting, zv/ministri Vicente Ramirez, piloti i parë dhe ndihmësi i tij.

Aguiler theksoi se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit dhe se hulumtimet rreth incidentit vazhdojnë.