Lideri shpirtëror i Katolikëve, Papa Françesku, është takuar me Shejhun e Institutit Al-Azhar, Ahmed el-Tayeb, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e zhvilluar në Vatikan, Papa Françesku ka pritur Shejhun e Institutit Al-Azhar, Ahmed el-Tayeb, zv/kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Saif bin Zayed Al Nahyan si dhe delegacionin shoqërues.
Në njoftimin e bërë nga Vatikani, thuhet se në takimin miqësor mes Papa Françeskut dhe Shejhut të Azharit, palët janë përqëndruar në mbrojtjen e fëmijëve nga bota digjitale.
Në takim gjithashtu është vlerësuar vizita e Papës në muajin shkurt në EBA dhe është trajtuar puna e Komitetit të Lartë të krijuar para një kohe të shkurtër për të arritur qëllimet e përcaktuara në “Dokumentin e Vëllazërisë Njerëzore” të arritur në vizitën në fjalë.
Në takim gjithashtu Papa Françeskut i është prezantuar edhe anëtarja e re e Komitetit të Lartë, Irina Georgieva Bokova, ish-drejtoreshë e UNESCO-s.