Një lajm “fake news” publikuar ne rrjet pas orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës ka nxjerrë në rrugë banorët e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Mashtrimi u përhap me shpejtësi duke sjellë një situatë kaotike.
Të alarmuar nga një mashtrim njerëzit besuan vërtetë se termetet parashikohen. Për të shuar panikun dolen menjëherë ministrja e Mbrojtjes së bashku me sizmiologët.
Ndërsa asgjë nuk ndodhi, njerëzit e besuan se gjithçka ishte një “fake news” që ju kushtoi atyre disa orë me ankth.