“Panairi i Bostanit” në Divjakë

Klosi: Festa të tilla i japin shtysë agroturizmit

Në Parkun Kombëtar të Karavastasë, për disa ditë me radhë është zhvilluar panairi i Bostanit.

Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqiri dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të këtij panairi lokal. Duke ju referuar bostanit si produkti më i eksportuar i zonës, që këtë vit shënoi rekordin e shitjeve jashtë vendit prej 81 mijë ton.

Klosi theksoi se ideja e festave të sezonit, është për t’i  dhënë një shtysë agroturizmit për të qenë pjesë e zhvillimit turistik.