Pamjet e aksidentit të frikshëm bëhen virale, mjeti fluturon në ajër në autostradë

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA. Pamjet e aksidentit janë bërë virale në rrjet për shkak të dinamikës së aksidentit.

Video u filmuan nga një kamer që ndodhej në në një automjet pas makinës së aksidentuar në autostradën Ronald Reagan në Los Angeles.
Siç shihet edhe nga pamjet, një veturë e markës “Kia” fluturon disa metra në ajër.

Shkak për këtë aksident të pazakontë është bërë përplasja që mjeti tip “Kia” pati me një gomë në lëvizje që u shkëput nga boshti i një kamioni që ndodhej përpara saj.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar të rëndë. Shoferi i kamionçinës ishte në gjendje të ndalonte në mënyrë të sigurtë jashtë autostradës, tha policia, ndërsa shoferi i “Kia-s” pësoi lëndime të lehta.