Pacolli dekorohet nga Meta për ndihmën për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndarë mirënjohje për ministrinë në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli për kontributin që ai e ka dhënë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Meta ka shkruar se dekoruar Pacollin me dekoratën “Nënë Tereza”, si një shembull i solidaritetit kombëtar.

“Për kontributin e spikatur humanitar&ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës&të mbarë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Behgjet Pacollit”, ka shkruar Meta.

Ministri në largim, Pacolli nga buxheti i tij personal ka ndarë për të prekurit e tërmetit 1 milion euro.

Më 26 nëntor Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.4 shkallë, ku la të vdekur 51 persona, qindra njerëz të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara. /Express