OSBE: Përsërisim qëndrimin tonë, dhuna nuk është përgjigja
Prezenca e OSBE-së ka reaguar sërish për protestën e së shtunës të opozitës.

Prezenca e OSBE-së ka reaguar sërish për protestën e së shtunës të opozitës.
OSBE thekson se e ka ndjekur protestën minutë pas minute.
“Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, thekson OSBE, shkruan ATA.
Më herët OSBE deklaroi se, “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre”.
“Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, shtoi OSBE.