Organizatë turke e intelegjencës sjell në Turqi një anëtar të lartë të arratisur të FETO-s

Ahmet Yigit, "imami i fshehtë" i FETO-s, i cili u infiltrua brenda forcave turke të sigurisë, u soll në vend në një operacion të përbashkët mes inteligjencës së TRNC-së dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), thuhet në deklaratë...

Një anëtar i lartë i arratisur i organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, u kap në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe u soll në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ahmet Yigit, “imami i fshehtë” i FETO-s, i cili u infiltrua brenda forcave turke të sigurisë, u soll në vend në një operacion të përbashkët mes inteligjencës së TRNC-së dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), thuhet në deklaratë.

Yigit, i kërkuar si anëtar i një organizate terroriste të armatosur, u akuzua si menaxher i ashtuquajtur në strukturën e fshehtë të FETO-s në policinë turke, si dhe si përgjegjës i oficerëve të policisë të lidhur me FETO-n që punonin në provincën jugore Hatay. Ai u akuzua edhe për përdorimin e ByLock, aplikacionit të mesazheve të koduara në telefonat e mençur të grupit terrorist.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, në të cilin ranë dëshmorë 251 persona dhe gati 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.