Orët e fundit për listat e kandidatëve, KQZ zhvendos “Protokollin”

Për shkaqe sigurie, e duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë një hap të pazakontë.

Protokolli i institucionit më të lartë zgjedhor në vend është zhvendosur nga zyrat qendrore, që ndodhen te Kisha Ortodokse, në një ambient tjetër që administrohet po ashtu nga KQZ-ja, shkraun Top Channel.

Shkak për pasigurinë është bërë pikërisht bllokimi i rrugëve përreth Kryeministrisë, si pasojë e protestës së dytë madhore të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që vetëm dy ditë më parë përfundoi me akte dhune dhe hedhjen e bombave molotov ndaj institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Veç Kryeministrisë, të shtunën u sulmuan edhe Kryesia e Kuvendit, edhe Parlamenti, e në fund edhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku protestues të maskuar dhe jo, sikurse edhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan lirimin e të arrestuarve, mes të cilëve edhe Sahit Dollapi.