Opozita siriane reagon ndaj SHBA-ve

"Pavarësisht SHBA-ve jemi të vendosur të mbështesim Turqinë në operacionin që do të ndërmarrë", thotë zëdhënësi i opozitës ushtarake, Ejmen Asimi

Zëdhënësi i opozitës ushtarake, pjesëmarrës në negociatat e Astana-s me temë Sirinë, Ejmen Asimi, lidhur me operacionin që Turqia do të ndërmarrë kundër organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat tha se “Pavarësisht SHBA-ve jemi të vendosur të mbështesim Turqinë në operacionin që do të ndërmarrë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter, Asimi tha se janë të gatshëm të japin mbështetje për operacionin ushtarak që Turqia do të ndërmarrë kundër organizatës terroriste YPG/PKK e cila ka pushtuar pjesën lindore të lumit Eufrat.

Ai tha se YPG/PKK është një burim kërcënimi për sigurinë ndërkombëtare dhe do të pengojë zgjidhjen politike në Siri. Asimi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojnë pranë Turqisë dhe opozitës ushtarake të Sirisë.

“Operacioni që do të ndërmerret në lindje të lumit Eufrat është vazhdim i operacioneve ‘Mburoja e Eufratit‘ dhe ‘Dega e Ullirit‘ të cilat i kanë siguruar stabilitet dhe siguri popullit të Sirisë. Ai është një operacion që mbron integritetin e Sirisë”, tha Asimi.

Duke folur për gazetarin e AA-së, Asimi thekson se kanë marrë mesazhe kërcënuese nga zyrarët amerikanë që të mos mbështesin operacionin.

“Nga Departamenti dhe përfaqësues të shtetit amerikan kemi marrë telefonata që të mos marrim pjesë në operacionin që do të ndërmarrë Turqia në lindje të Eufratit. Pavarësisht SHBA-ve jemi të vendosur të mbështesim Turqinë në operacionin që do të ndërmarrë”, thotë Asimi.

Mesazhi kërcënues i SHBA-së

Në mesazhin e dërguar nga zyrtarët e SHBA-ve ndaj opozitarëve ushtarakë dhe politikë sirianë pretendohet se elementët që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në operacion do të përballen me ushtrinë amerikane.

“Pjesëmarrja në çdo mënyrë e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe Koalicionit Kombëtar i Opozitës dhe Forcave Revolucionare Siriane do të thotë sulm ndaj forcave të SHBA-ve dhe koalicionit dhe kjo do të shkaktojë konflikt të drejtpërdrejt si për forcat e koalicionit ashtu edhe për ato të SHBA-ve. Forcat amerikane dhe (YPG/PKK) nën emërimin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) janë të ndërthurur me njëra tjetrën. Për këtë arsye forcat e koalicionit dhe ato amerikan nuk mund të vendosen në objektiv duke sulmuar FDS-në. Duhet të qëndroni larg”, thuhet në mesazhin e zyrtarëve amerikanë.