Opozita padi Kuvendit të Shqipërisë

Nuk respektuan rregulloren për dekretin e presidentit Meta...

Dy ditë pasi iu drejtuan me letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për të anuluar votimin e datës 20 Dhjetor në parlament, ku mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për kthimin mbrapsht të ligjit mbi Tatimin e të Ardhurave, grupet e PD dhe LSI kanë kallëzuar për shpërdorim detyre të gjithë funksionarët e Kuvendit.

Ata sipas opozitës janë përgjegjës për shkeljen e procedurave që çuan më pas në rrëzimin e dekretit.

Në padi thuhet se dekreti i datës 20 Dhjetor nuk mund të shqyrtohej në seancën plenare të së njëjtës ditë pasi rregullorja e ndalon një gjë të tillë aq më tepër që nuk u respektua e drejta e deputetëve të opozitës për t’u njohur me çështjet që do shqyrtoheshin nga Kuvendi./TvKLan