Opozita nis protestën e nëntë

Protesta ka filluar dhe njerëzit po vijnë para Kryeministrisë ajo që vlen të theksohet është simbolika e protestës, është busti i tiranisë.

Ora 20:05-Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se policia ka marrë masa jo vetëm te Kryeministria, por edhe te parlamenti ku veç efektivëve perimetri është i rrethuar me tela me gjemba, forcat e policisë dhe të njësisë speciale Shqiponja dhe FNSH, dhe ato elitë RENEA, shkruan ABCNews.

Protesta ka filluar dhe njerëzit po vijnë para Kryeministrisë ajo që vlen të theksohet është simbolika e protestës, është busti i tiranisë.

Ora 20:00- Nisi në orën 20:00 sikurse ishte njoftuar protesta e opozitës. Protestuesit kanë nisur të grumbulluhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë dhe në selinë e Partisë Demokratike.

Apeli i kreut të opozitës Basha është dëgjuar nga qytetarët për të marrë me vete gratë dhe vajzat . Ata kanë marrë me vetë fëmijët, së bashku me simbolet e protestës “Rama ik”. Edhe Kryetari Basha do të marrë pjesë në proteste me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.