“Opinioni publik ndërkombëtar duhet të ngrejë zërin kundër Armenisë që shkel armëpushimin”

Turqia i bën thirrje edhe një herë opinionit publik ndërkombëtar që të ngrejë zërin kundër Armenisë, e cila shkel armëpushimin dhe sulmon me raketa vendbanimet civile të Azerbajxhanit.

Në llogarinë e saj në «Twitter», Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ndau imazhet e shkatërrimit që janë shkaktuar në vendbanimet civile nga Armenia, e cila vazhdon të shkelë armëpushimin (që hyri në fuqi këtë të shtunë).

“Armenia, e cila ka kryer krime lufte dhe kundër njerëzimit, këtë herë po e shkel armëpushimin. Ajo [Armenia] vazhdon të sulmojë vendbanimet civile madje edhe gjatë armëpushimit. Opinioni publik ndërkombëtar duhet ta ngrejë zërin e të flasë kundër Armenisë”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Deri tani të pakën 7 civilë kanë vdekur, 33 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të Armenisë në qytetin Ganxha (Ganja) të Azerbajxhanit. Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit poshtë rrënojave.