Gjatë operacionit “Kthetra” që filloi më 27 maji janë neutralizuar 48 terroristë.
Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në kuadër të operacionit “Kthetra” që vazhdon me sukses në zonën Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan edhe 3 terroristë të tjerë të PKK-së, raporton TRT Shqip.
Në komunikatë në mes tjerash bëhet e ditur se prej fillimit të operacioneve e këtej janë neutralizuar gjithsej 48 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.