Ministria e Mbrojtjes Kombëtare: “Si rezultat i operacionit që vazhdon me sukses në kuadër të “Burimit të Paqes” u mor nën kontroll zona e banimit në lindje të lumit Eufrat në Siri”.
Në datën 9 tetor Forcat e Armatosura Turke filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DAESH në veri të Sirisë.
Me këtë operacion qëllimi i Turqisë është të asgjësojë korridorin terrorist që organizata terroriste YPG/PKK përpiqet të krijojnë në kufijtë e Turqisë si dhe të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.
Sipas kësaj zona e sigurt prej 32 kilometrash, që do të krijohet në kufirin Siri-Irak me anë të suksesit të operacionit Burimi i Paqes, mund të sigurojë vendosjen e 2 milionë sirianëve. Nëse kjo zonë zgjatet deri në Deyr Ezzor-Rakka numri i sirianëve të strehuar mund të arrijë në 3 milionë.