Në një operacion të ndërmarrë në 15 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO arrestohen 44 të dyshuar në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e antiterrorizmit në policinë e Stambollit zhvilloi një operacion të njëkohshëm në 15 qytete, në kuadër të hetimit të kryer nga byroja për hetimet e krimeve të terrorizmit të prokurorisë së Stambollit.
Në këtë kuadër u arrestuan 44 nga 47 persona për të cilët është vlerësuar se kanë zbuluar aktivitetet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) për organizatën e armatosur terroriste FETÖ/PDY, se kanë siguruar komunikim me “drejtuesit e fshehtë civilë” brenda organizatës nëpërmjet telefonave fiks/publik dhe ndaj të cilëve janë bërë deklarata nga anëtarët e organizatës që kanë përfituar nga ligji i pendimit në operacionet e zhvilluara në data të ndryshme.
Ndërkohë njoftohet se vazhdojnë punimet për arrestimin edhe të dyshuarve të tjerë. Në polici vazhdojnë procedurat për personat e arrestuar.