Operacion kundër krimeve mjedisore/ 54 shtetas të proceduar penalisht

Policia e shtetit po vijon operacionin kundër krimeve mjedisore, krahas operacionit që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të paligjshme dhe evazionit fiskal.

0

Bëhet me dijeni se deri më tani, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, për vepra penale në fushën e krimeve mjedisore si dhe janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Përsa i përket 54 rasteve të lartpërmendura, 43 janë regjistruar në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 të tjera për prerje të paligjshme të pyjeve.

Gjatë fundjavës, policia ka ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin e këtyre akteve dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.