9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Open Balkan, shtysë për të mos ngelur peng i BE, thotë Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se Open Balkan është një formë për të lënë pas të shkuarën e trazuar të Ballkanit.

Sipas tij falë kësaj nisme, vendet e Ballkanit nuk do të ngelen peng i dështimeve të Bashkimit Europian.

“Kur kemi qenë së bashku me Vuçic dhe Ramën dhe krijuam këtë iniciativë treguam se tre vendet tona nuk do të mbaheshin peng në këtë proces integrimi. Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por europianzmi jo,” – u shpreh kryeministri i RMV-së.

Zaev pohoi se kjo ishte pjesëmarrja e tij e fundit, prej zhvillimeve në qeverinë maqedonase.

Ai theksoi rëndësinë e nismës Open Balkan dhe bëri thirrje që iniciativa të ruhet dhe të zhvillohet sepse kjo është rruga e duhur për BE.

Zaev nënvizoi përqasjen në tregun e punës si një nga marrëveshjet që mund të regjistrohet si sukses i nismës Open Balkan.

“Ne do të kemi dhe një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me numrin e identifikimit që palët kontraktuese të japin qasje për kontratën e bujqësisë, si dhe reduktim të pritjes në dogana,” – u shpreh ai, ndërsa shtoi se pritet të bëhen dhe shumë punë të tjera.

Sipas tij vendet anëtare të Bashkimit Europian e kanë kuptuar anën pozitive të kësaj nisme dhe andaj kjo ishte shtysë për të punuar më fortë në të mirë të qytetarëve dhe ekonomive të vendeve.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme