Olta Xhaçka përmend ligjin: Grabitja në Rinas nuk ka cenim të sigurisë kombëtare

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për mediat, ka folur për grabitjen në Rinas.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për mediat, ka folur për grabitjen në Rinas.

Ajo tha se aeroporti është një infrastrukturë e NAO-s, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë sigurinë.

Sipas ministres nuk jemi në një situatë emergjente dhe se nuk kemi cenim të sigurisë kombëtare, raporton Top Channel.

“Nuk kemi dislokim trupash. S’kemi cenim të sigurisë kombëtare . Deri në garantimin e sigurisë ushtria do jetë në Rinas. Do të patrullojmë perimetrin e sigurisë në aeroport. Si dhe nuk do merren masa për sigurinë e brendshme në aeroport. Nuk jemi në një emergjence.”-tha ajo.