Olta Xhaçka: Kosova dhe Serbia në kartën e Adriatikut

Propozimi i ministres se Mbrojtjes u bë në takimin me James Mattis

Një ditë pas Samitit të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pati një takim me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Kontaktin me Mattis, ministrja jonë e Mbrojtjes e pati në Zagreb, në takimin special të ministrave të Mbrojtjes SHBA – Karta e Adriatikut.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sekretari amerikan i Mbrojtjes, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë, ndërsa Xhaçka foli për futjen e Kosovës dhe të Serbisë në Kartën e Adriatikut, si hapa pararendës të hyrjes se këtyre dy vendeve në NATO.

“Pavarësisht se Shqipëria shpenzon 1.2% të buxhetit të saj përkundrejt PBB për NATO-n dhe ka kufizimet e saj në financa dhe kapacitete”. Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka një ditë pas Samitit të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

 

 

“Ky kontribut na rendit në vendin e dytë si kontributori kryesor në raport me madhësinë e Forcës së Armatosur në Afganistan, misioni kryesor i Aleancës, dhe në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e Aleancës. Siç ka thënë edhe sekretari Mattis, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi se angazhimi i saj në Aleancë”,- tha ministrja.

Në Ministerialin e Zagrebit morën pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Sllovenisë, të cilat kanë statusin e vëzhguesit në Kartën e Adriatikut.