OKB nuk do të marrë pjesë në bisedimet e krizës në Venezuelë

Përderisa pjesa tjetër e botës zgjedh anët, OKB-ja tani për tani duket se do të mbetet mënjanë çështjes së Venezuelës

 Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se organizata ndërqeveritare e ngarkuar për të ruajtur paqen nuk do të bashkohet në asnjërën anë në diskutimet që përfshijnë krizën politike në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sekretariati i OKB-së ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë prej këtyre grupeve në mënyrë që të japë besueshmëri për ofertën tonë të vazhdueshme të zyrave të dobishme për palët që të jenë në gjendje me kërkesën e tyre të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje politike”, u tha Guterres gazetarëve.

SHBA-të, Kanadaja dhe shumë vende të Amerikës Latine ishin të shpejtë në njohjen e pretendimit të Juan Guaido-s, ndërsa Nicolas Maduro hodhi poshtë duke i bërë thirrje SHBA-ve të tërhiqte diplomatët e saj nga Venezuela.

Ndërkohë, Meksika dhe Uruguai refuzuan të tërheqin njohjen e tyre të Maduro-s.

Përderisa pjesa tjetër e botës zgjedh anët, OKB-ja tani për tani duket se do të mbetet mënjanë çështjes së Venezuelës.

Nga Meksika dhe Uruguai është planifikuar një konferencë për të nisur dialogun mes venezuelianëve.

Konferenca ndërkombëtare është planifikuar të zhvillohet në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo, me 10 vende dhe organizata ndërkombëtare që priten të marrin pjesë.