OKB dënon planin anglez që prek shqiptarët: Shkel Konventën e refugjatëve!

Qeveria e Rishi Sunak është akuzuar nga UNHCR-ja për “fshirjen e të drejtës për të kërkuar mbrojtje refugjatësh në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kritikat erdhën pas prezantimit të përmbajtjes së ligjit të ri që synon bllokimin e kalimit të La Manche-it me gomone.

Pasi Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman u detyrua të pranonte se ligji i emigracionit të paligjshëm kishte më shumë se 50% të ngjarë të shkelte ligjet e të drejtave të njeriut, UNHCR u shpreh “thellësisht e shqetësuar nga dispozitat e draftit, të cilat i japin qeverisë të drejtën për të kriminalizuar, arrestuar dhe deportuar azilkërkuesit, cka sipas saj, përbën shkelje te qartë të konventës së refugjatëve”.

Duke shpalosur më herët përpara ligjvënësve, Braverman tha se ligji vendos një detyrë ligjore mbi qeverinë për të ndaluar dhe dëbuar pothuajse të gjithë ata që mbërrijnë në mënyrë të parregullt me gomone.

“Do të kishte kufizime në të drejtat e azilkërkuesve për të përdorur një rishikim gjyqësor për të kundërshtuar vendimet”, tha ajo të martën, teksa ministrat tentuan të anashkalonin mosmarrëveshjet grindjet ligjore që kanë penguar zbatimin e planeve për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Projektligji parashikon gjithashtu një kufi vjetor që do të vendoset nga parlamenti, për numrin e refugjatëve që Mbretëria e Bashkuar do t’u ofrojë strehim përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore – por vetëm pasi të jenë ndaluar anijët. Agjencia e OKB-së për refugjatët nënvizoi se nëse legjiclacioni në fjalë miratohet, ai do të minonte të drejtën e emigrantëve për të kërkuar azil dhe do të vendoste në pikëpyetje mbrojtjen për shumë azilkërkues.

Pasojë e projekt-ligjit, siç thotë the Guardian, do të ishte refuzimi i mbrojtjes për shumë azilkërkues që kanë nevojë për siguri dhe mbrojtje, dhe madje u mohon atyre mundësinë për ta paraqitur çështjen e tyre.