Oboti i zhytyr nën ujë/ 5-vjeçarja e sëmurë rëndë transportohet për në spital me varkë
Një 5-vjeçare është transportuar me varkë për në spital për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Obotin prej ditësh. E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur…

Një 5-vjeçare është transportuar me varkë për në spital për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Obotin prej ditësh.
E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.
Bëhet me dije se e mitura është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore ku më pas është dërguar me ambulancë për në spital.