NYT: “Shitjet e armëve për sauditët lënë gjurmët e gishtave të Amerikës mbi masakrën e Jemenit”

E përditshmja amerikane “The New York Times” ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qasje në regjistrat e sulmeve ajrore të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në Jemen...

E përditshmja amerikane “The New York Times” ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qasje në regjistrat e sulmeve ajrore të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në Jemen…

E përditshmja amerikane “The New York Times” (NYT) ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qasje në regjistrat e sulmeve ajrore të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në Jemen dhe se sauditët injorojnë rekomandimet e Pentagonit në lidhje me objektivat e sakta.

Duke u bazuar në dëshmitë e 10 zyrtarëve amerikanë, disa prej të cilëve të pensionuar dhe disa të tjerë ende në detyrë, gazeta me seli në Nju-Jork ka publikuar një artikull special të titulluar “Shitjet e armëve për sauditët lënë gjurmët e gishtave të amerikanëve mbi masakrën e Jemenit”.

“Gjurmët e gishtave të Amerikës janë në të gjithë luftën ajrore në Jemen, ku sulmet e gabuara ajrore kanë shkaktuar vdekjen e mbi 4.600 civilëve”, ka nënvizuar “The New York Times”.

Në artikull thuhet se Departamenti i Mbrojtjes (Pentagon) dhe Departamenti i Shtetit në SHBA kanë pretenduar të mos kenë pasur dijeni që bombat e prodhimit amerikan janë përdorur në sulmet ajrore që janë kryer ndaj dasmave, xhamive dhe ceremonive mortore në kuadër luftës civile në Jemen.

Por – vijon ditorja amerikane – një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka pohuar se SHBA-ja ka pasur qasje në çdo regjistër të sulmeve ajrore në Jemen që prej ditës së parë të luftës civile në këtë vend.

Siç theksohet mes rreshtave të artikullit special në fjalë, sauditët gjithashtu kanë mbuluar nismën e SHBA-së për të hetuar sulmet e gabuara ajrore dhe kanë injoruar listën ku renditeshin emrat dhe koordinatat e shumë vendeve që nuk duheshin sulmuar në asnjë mënyrë.

Megjithatë – potencon mes në të tjerash “The New York Times” – ushtria amerikane ka vazhduar të japë karburant, trajnime dhe municione për sulmet ajrore të Arabisë Saudite./TRT