“Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshillin Kombëtar”, Bardhi: Na sulmojnë që të mos marrim pjesë për presidentin e ri. Të propozojmë kriteret

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është shprehur se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai po ashtu ka theksuar se nuk duhet të ketë komplekse për shkak se ka sulme nga një grup të i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shtuar se opozita ka punuar…

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është shprehur se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk duhet të ketë komplekse për shkak se ka sulme nga një grup të i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shtuar se opozita ka punuar që në PD të mos ketë përçarje.

Më tej ka theksuar se presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar.

” Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhe për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, ka thënë Bardhi.