Nuk ka histori në “Camp Nou”, Barcelona shkatërron Romën

Me rezultat 4-1, Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Romës që u zhvillua në “Camp Nou”.

Në “Camp Nou” të Katalonjës, ashtu siç pritej triumfoi superfuqia Barcelonë ndaj një Rome, që duket se kishte një detyrë tejet të vështirë.

De Rossi stretches and inadvertantly puts through his own net after trying to prevent Andres Iniesta's pass from finding Messi

Eksperienca është një element thelbësor në Champions League dhe mungesa e saj i peshoi shumë Romës në ‘Camp Nou’. Verdhekuqtë u mposhtën me rezultatin 4-1, ndonëse 3 nga 5 golat e ndeshjes, i shënuan vetë.

Romanët, jo vetëm duhej të kujdeseshin për të frenuar Messin dhe shokët e tij, pa ia dalë mbanë, por e çuan plot dy herë topin në portën e tyre të mbrojtur nga Alisson.

Mysafirët bënë paraqitje të mirë në minutat e para të takimit, mirëpo Daniele De Rossi bëri një gabim të rëndë duke shënuar autogol (38′).

Deri në mbyllje të pjesës së parë nuk pati gola të tjera dhe me epërsi minimale, katalunasit shkuan në pushim.

Verdhekuqtë u përpoqën sërish të bënin diçka në gjysmën e dytë, mirëpo një tjetër autogol, këtë herë nga Kostas Manolas (55′), ishte ndëshkimi i radhës për skuadrën italiane.

Ndërkohë, 4 minuta më pas do të ishte fati i Gerard Pique që të linte mbrojtjen e të shënonte pas asistit të Suarezit.

Por, atëherë kur Roma u duk e dorëzuar do të vinte goli i Dzekos, 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, për të rindezur shpresat për verdhekuqtë me njl asist nga Perotti.

Mirëpo, nga një tjetër gabim i mysafirëve në zonë, përfitoi Luis Suarez për ta shënuar golin e katërt të Blaugranëve (87′).

Epërsia e Barcelonës është shumë e lartë, ashtu që është thuajse e pamundur që Roma t’i ndryshojë gjërat në ndeshjen kthyese.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave më 10 Prill në “Stadio Olimpico” të Romës.