“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Protestë për Jonadën para Ministrisë së Brendshme

Kanë nisur të mblidhen protestuesit e parë të protestës që do të nisë pas pak minutash në kryeqytet nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ndërsa janë shtuar edhe forcat policore në gatishmëri për çdo incident të mundshëm. Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe…

Kanë nisur të mblidhen protestuesit e parë të protestës që do të nisë pas pak minutash në kryeqytet nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ndërsa janë shtuar edhe forcat policore në gatishmëri për çdo incident të mundshëm.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Protesta do të mbahet para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Jonada kishte ardhur me pushime në vendlindjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli. Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.