“Nuk do të ketë tolerancë ndaj sulmeve kundër forcave turke në Idlib”

Trupat turke gjenden në veriperëndim të Siri, përtej kufirit turk, si pjesë e një misioni antiterrorist dhe një armëpushimi, por këtë javë një grup ushtarësh turq u vranë në një sulm të regjimit të Asadit

Turqia asnjëherë nuk do të tolerojë sulme nga regjimi i Bashar al-Asadit mbi forcat e saj në Idlib të Sirisë veriperëndimore, tha shefi i Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më lejoni të them qartë se kurrë nuk është e mundur për ne që të tolerojmë gjërat që kanë ndodhur në Idlib. Ashtu siç u eliminuan terroristët që drejtuan armët ndaj ushtarëve tanë heroikë, po ashtu do të kërkohet llogari edhe nga ata vrasës përgjegjës për martirizimin e bijve të atdheut”, tha Altun në një takim mbi Turqinë dhe Sirinë të mbajtur në Stamboll.

Trupat turke gjenden në veriperëndim të Siri, përtej kufirit turk, si pjesë e një misioni antiterrorist dhe një armëpushimi, por këtë javë një grup ushtarësh turq u vranë në një sulm të regjimit të Asadit.

Turqia ishte vendi i parë që dërgoi forcat e saj ushtarake për të luftuar terroristët e DEASH-it dhe YPG/PKK-së në Siri, tha Altun.

Ai theksoi se Turqia synon jo vetëm të ruajë sigurinë e saj kombëtare, por edhe të prishë projektet qëllimkëqija në rajon.

“Nëse procesi (i një fluksi të refugjatëve), i cili ka filluar pak përtej kufijve tanë, nuk mund të ndalet menjëherë, atëherë do të fillojë një fluks i ri dhe më i madh i refugjatëve, që përfundimisht do të arrijë në kryeqytetet evropiane”, paralajmëroi ai.