Volkswagen ka marrë kohët e fundit një akuzë të çuditshme. Fshatarët meksikanë thonë se të mbjellat e tyre po dëmtohen nga makinat e markës gjermane.
Volkswagen ka instaluar valvula që nxjerrin ajër në fabrikë, të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferë me qëllim parandalimin e formimit të breshërit që kishte dëmtuar makinat e parkuara jashtë godinës së kompanisë. Prodhuesit të automjeteve i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm, megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështet efikasitetin e saj.
Sipas fermerëve, përdorimi i këtyre mekanizmave ka shkaktuar një thatësirë që i ka bërë të humbasin të mbjellat.
“Pajisjet e Volkswagen jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshërit, por kanë ndalur reshjet që nga maji, që është fillimi i sezonit të shiut në Meksikë”, thotë Gerardo Perez, përfaqësues i fermerëve të zonës.