Novak Djokoviç largohet nga Australia

Gjykata Australiane ka lënë në fuqi vendimin për anulimin e vizës së tenistit Novak Djokoviç.

Vendimi i fundit i drejtësisë i heq të drejtën tenistit të njohur për të marrë pjesë në turneun “Australian Open” në Melburn.

Ndeshja e parë ishte programuar të zhvillohej të hënën. Vendimi i apelit detyron tenistin e njohur botëror të largohet nga Australia.

Gjykatat australiane argumentoi se 34-vjeçari bënte kërcënim për shëndetin publik. Gjatë seancës, para një paneli me tre gjyqtarë, Djokoviç tha se argumentet e qeverisë australiane ishin “pa logjikë”.

Prej datës 6 janar tenisti serb ka qëndruar në një hotel në Melburn ku mbahen emigrantët e ndaluar dhe personat që nuk kanë respektuar rregullat kundër COVID-19.

Autoritetet kufitare deklaruan se tenisti nuk ishte vaksinuar kundër coronavirusit dhe nuk duhet t’u shmangej rregullave kundër sëmundjes.

Në Australi sjellja e Djokoviç shkaktoi zemërim në publiku, pasi ky vend ka rregulla strikte për vaksinimin dhe kundër pandemisë.