Novak Djokovic fiton US Open

Me fitoren e US Open, Gjokoviç bëhet tenisti i tretë në botë pas Rafael Nadal dhe Roger Fderer

Tenisti më i mirë serb, Novak Gjokoviç, në ndeshjen finalen mposhti tenistin argjentinas Juan Martin Del Potro dhe fitoi Grand Slamin e 14-të në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja finale në arenën “Arthur Ashe” zgjati 3 orë e 18 minuta ndërsa Gjokoviç fitoi me 3:0 në sete (6:3, 7:6 (4) dhe 6:3).

Rreth 24.000 spektatorë panë një duel fantastik ndërsa për tenistin Gjokoviç ky ishte titulli i tretë i fituesit të US Open, duke konfirmuar kthimin e tij në krye të tenisit botëror.

Me fitoren e US Open, Gjokoviç bëhet tenisti i tretë në botë pas Rafael Nadal dhe Roger Fderer.